Deputetja nga radhët e LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka treguar arsyet e abstenimit për të votuar Byronë për Konfiskimin e pasurisë.
Ajo për GazetaBlic ka thënë, se kuvendi nuk do të duhej të kalonte në shqyrtim të parë as një projektligj për të cilin ka dyshime në raport me respektimin e të drejtave të njeriut.
“Arsyeja pse unë kam abstenuar për të votuar projektligjjn për Byronë për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është se kuvendi nuk do të duhej të kalonte në shqyrtim të parë as një projektligj për të cilin ne kemi dyshimet tona në raport me respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë ajo për GazetaBlic.


