Lajme

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti i shkaktoi dëme shëndetësisë në vlerë prej 25 milionëve

07/14/2022 15:32
nga:N M


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti sa i përket mosmiratimit të ligjit të pagave, raporton Gazeta Blic.

Ky reagim i Haradinajt vjen pas raportimeve që shumë mjek e profesionistë shëndetësorë po ikin nga vendi për në vendet perëndimore.

Ai ka thënë se me mosmiratimin e ligjit të pagave, shëndetësia humb 25 milionë euro.

Haradinaj ka paralajmëruar se nesër do të paraqesë se sa milionë euro është dëmtuar policia e Kosovës nga mosmiratimi i ligjit të pagave.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

A e dini sa i madh është dëmi që i është shkaktuar personelit shëndetësor në Kosovë, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave?
Dje e kam paraqitur para jush vetëm dëmin e shkaktuar ndaj mjekëve specialistë, e sot për mbarë personelin shëndetësor. Dëmi që i është bërë sektorit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti, e cila padrejtësisht po i mban paratë e mjekëve, infermierëve, farmacistëve e drejtuesve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore është rreth 25 milion euro.
Nesër do të paraqes dëmin e shkaktuar Policisë së Kosovës.

Ikja e mjekëve nga Kosova, paralajmëron Haxhiu: Do të ketë pasoja, shumë klinika mund të mbyllen