Agjenti i anësorit të Bayern Munichut, Leroy Sane, i ka ofruar klientin e tij Real Madridit, sipas Defensa Central.
Pas largimit të Luka Jovic, Real Madridi mund të kërkojë të nënshkruajë një sulmues shtesë dhe Sane mund të jetë një opsion i mundshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Në Madrid nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare dhe e kanë lënë çështjen në studim dhe në pritje të përgjigjes, megjithëse është e vërtetë që gjithçka do të varet nga largimi i Marco Asensio.
Gjithçka do të varet nga e ardhmja e sulmuesit majorkan, në rast se ai vendosë që të largohet, Sane mund të transferohet tek madrilenët.
/GazetaBlic Sport/


