Gjilani e zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj Liepejas në Letoni.
Skuadra e Zekirija Ramadanit ka udhëtuar drejt Letonisë për të administruar avantazhin e ndeshjes së parë e të kalojë në fazën tjetër, ku e pret një emër i madh si Young Boys.
Albert Dabiqaj i dha fitoren Gjilanit në ndeshjen e parë, por që asgjë nuk ka përfunduar, sepse avantazhi është minimal, shkruan GazetaBlic Sport.
Një barazim do t’i mjaftonte skuadrës tonë për të kaluar tutje, me ndeshjen që zhvillohet në ora 16:00.
Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim, atje ku ish futbollisti i Prishtinës, Gauthier Mankenda nuk është përfshirë në përbërjen bazë të skuadrës letoneze.
Mankenda ka dy paraqitje deri më tash me fanellën e Liepeajas, atje ku ka shënuar një gol dhe një asistim. Ai e njeh mirë skuadrën e Gjilanit, atje ku ishte startues në takimin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaBlic Sport/


