Lajme

Blerim Latifi: Kurti ia huqi me pikturën kur uroi Francën për ditën kombëtare

07/14/2022 13:54
nga:N M

Profesori i Universitetit të Prishtinës Blerim Latifi ka komentuar urimin e kryeminsitrt të Kosovës Albin Kurti për 14 korrikun, ditën e kombëtare të shetit francez, raporton Gazeta Blic.

Sipas Latifit, Kurti ka shkruar për Revolucionin Francez të vitit 1789.

Ai ka thënë se dikush mund të thotë se statusi në fjalë i Kurtit duhet parë në kontekstin e përpjekjeve për të ndikuar për mirë në raportet e Kosovës me Francën e sotme, e cila qartazi është duke na vënë pengesa të padrejta në procesin e liberalizimit të vizave.

“Nëse veç është menduar kjo, atëherë më duhet të them se është përpjekje krejtësisht naive, sepse influenca politike nuk arrihet përmes këtyre formave të thurjes së elozheve të tilla historiko-filozofike”, ka shkruar Latifi ndër të tjera.

“Një gjë tjetër që më ra në sy është fakti se elozhenë e tij për Revolucionin Francez, kryeministri e kishte ilustruar me një pikturë të piktorit të famshëm francez Ezhen Delakroa. Piktura quhet “Liria i prin popullit”. Kjo pikturë, me aq sa di unë, është bërë për të kujtuar Revolucionin e vitit 1830, e jo atë të vitit 1789. Simbol ilustrues i Revolucionit të vitit 1789 është Rënia e Bastijës, e jo piktura e Delekroa”, ka thënë ai.

Statusi i plotë: 

Kryeministri Kurti na e paska shkruar sot një status të thuktë historiko-filozofik për Revolucionin Francez të vitit 1789.
Vërtet kjo është ngjarje e madhe në historinë moderne, ngase me të fillon realisht moderniteti politik dhe unë, filozofikisht, pajtohem në shumë pika me ato që Kurti ka shkruar.
Por a është kjo puna e një kryeministri?
Aq më tepër puna e një kryeministri tavolina e punës së të cilit është e mbushur me qindra probleme të mëdha e të vogla të kësaj shoqërie, e të cilat presin vendimmarrjen e tij.
Konsideroj se në gjendjen në të cilën jemi, kryeministri ynë do duhej të ishte i fundit në këtë vend që duhet të ketë kohë për t’u ulur e shkruar për Revolucionin Francez.
Dikush mund të thotë se statusi në fjalë i Kurtit duhet parë në kontekstin e përpjekjeve për të ndikuar për mirë në raportet e Kosovës me Francën e sotme, e cila qartazi është duke na vënë pengesa të padrejta në procesin e liberalizimit të vizave.
Nëse veç është menduar kjo, atëherë më duhet të them se është përpjekje krejtësisht naive, sepse influenca politike nuk arrihet përmes këtyre formave të thurjes së elozheve të tilla historiko-filozofike.
Një gjë tjetër që më ra në sy është fakti se elozhenë e tij për Revolucionin Francez, kryeministri e kishte ilustruar me një pikturë të piktorit të famshëm francez Ezhen Delakroa. Piktura quhet “Liria i prin popullit”. Kjo pikturë, me aq sa di unë, është bërë për të kujtuar Revolucionin e vitit 1830, e jo atë të vitit 1789. Simbol ilustrues i Revolucionit të vitit 1789 është Rënia e Bastijës, e jo piktura e Delekroa.
Sidoqoftë, në rrafshin praktik, kjo nuk ka edhe aq rëndësi. Rëndësi ka që kryeministri të lërë pas dere pasionet e tij intelektuale dhe t’u rikthehet punëve për të cilat është zgjedhur. Kuptohet nëse e ka ndërmend të merret me to.