Lajme

Opozita e quan antikushtetuese, miratohet në lexim të parë Projektligji për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë

07/14/2022 11:59
nga:G B

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligji për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë, raporton gazeta Blic.

Votimi është bërë me 58 vota pro dhe 3 abstenime.

Ky votim ka ardhur pas një debati të ashpër në mes të pozitës dhe opozitës.

Partitë opozitare, PDK-LDK-AAK kanë deklaruar se një Projektligj i tillë është antikushtetues dhe në rast të votimit në lexim të dytë, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Konjufca tregon arsyet e abstenimit për Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e pasurisë