Sporti

KB Trepça mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup, do të përballet me një skuadër gjermane

07/14/2022 11:57
nga:Mergim Rreci

KB Trepça do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të FIBA Europe Cup.

Skuadra kosovare do të përballet me atë gjermane, BG Gootingen, në fazën çerekfinale kualifikuese, shkruan GazetaBlic Sport. 

Ndeshja e parë pritet të zhvillohet në Gjermani me 27 shtator ndërsa ajo e kthimit me 30-të të po atij muaji në palestrën e zjarrtë “Minatori”, në Mitrovicë.

Mitrovicasit janë përforcuar me disa basketbollistë deri më tash dhe pritet të kenë paraqitje pozitive.