Sporti

Arturo Vidal bëhet me skuadër të re, prezantohet si ‘Mbret’

07/14/2022 10:01
nga:Mergim Rreci

Arturo Vidal është zyrtarisht lojtari më i ri i Flamengo-s.

35-vjeçari është prezantuar përpara shumë tifozëve brazilianë, të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit “Maracana”.

Vidal mbylli aventurën europiane me nënkampionët e Italisë, Inter, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për ekipe si Juventus, Barcelona, Bayern Munich, Bayer Leverkusen dhe Colo Colo.

Vidal do të luajë kështu për herë të parë në Brazil, ndërsa ka firmosur një kontratë deri në dhjetorin e vitit 2023. Atje mesfushori do të mbajë numrin 32.