Revolucion total pritet të ndodh me arbitrat në Seria A, pasi siç raportojnë mediat italiane, për herë të parë në histori gjyqtarët e ndeshjeve do të dalin në televizor për të shpjeguar vendimet e tyre.
Arbitrat do të mund të bëjnë deklarata në fund të ndeshjes dhe çdo gjë do të transmetohet nga televizioni shtetëror Rai dhe nga programi historik minuta e 90-të që do t’u japë zë për gjatë gjithë sezonit arbitrave.
Jo vetëm kaq, pasi mendohet që kamerat do të pozicionohen edhe në sallën e VAR-it dhe në fund të ndeshjes do të transmetojnë mendimin e një prej asistentëve protagonist të asaj ndeshje.
Seria A është shoqëruar nga gabime të shumta gjatë gjithë sezonit dhe futja e sistemit VAR nuk i shpëtoi arbitrat nga polemikat e gjykimit. Tashmë pritet të ndodhë një revolucion i madh për futbollin italian i cili mund të ketë ndikim edhe në Kampionatet e tjera Europiane./ss


