Opinionisti Arbër Vllahiu ka thënë se Lidhjen Demokratike të Kosovës çdo herë e ka dënuar elektorati i saj.
Ai në Klan Kosova ka theksuar se me ardhjen e Lumir Abdixhikut në LDK është duke u tentuar të rikthehet edhe njëherë historia e Ibrahim Rugovës.
“Me ardhjen e Lumir Abdixhikut është diçka mes asaj që shihet realitet i jetës me historinë. Në realitet Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme që ka pas deri tani shkëputje të ndryshme të grupeve të saj, duke përfshirë Lidhjen Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit dhe Listën Guxo të Vjosa Osmanit. Pra, thjeshtë vijnë tek një farë emëruesi i përbashkët i krejt kësaj që njerëzit dalin për interesa të tyre personale prej LDK-së, por megjithatë ajo fryma rugoviane mbetet me LDK-në nuk ec me asnjë prej fraksioneve që dalin prej saj”.
“Pavarësisht se çfarë ndodh, por LDK-në gjithmonë e ka dënuar elektorati i saj, për arsye se një pjesë e udhëheqjes së LDK-së që prej vdekjes së presidentit historik , një pjesë ka abuzuar me durimin e elektoratit të vet, ka abuzuar në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe një pjesë të qeverisë që e pati me Partinë Demokratike të Kosovës duke përfshirë edhe të tjerat më herët se kjo periudhë”.
“E rikujtoj periudhën e vitit 2010, atë natën famoze kur ka qenë shkëputja prej qeverisë së PDK, kur LDK pavarësisht se është sjellur si parti institucionaliste elektorati i saj e ka parë në një mënyrë tjetr, e ka parë të dobët dhe gjithmonë të nënshtruar nga PDK. Me ardhjen e Lumir Abdixhikut po provohet që historia e Ibrahim Rugovës të vendoset edhe një herë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Votuesi ka me hy dhe ka me dal në LDK, ka me iu rikthy çdo herë LDK-së”,ka thënë Vllahiu.


