Lajme

Ish-anëtari i VV-së: Albin Kurti është në “No Fly List” nga SHBA-të

07/13/2022 22:00
nga:Q R

Ish anëtari i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka deklaruar diçka që nuk e kemi dëgjuar më parë.

Krasniqi në emisionin ‘Debat Plus’ ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është në “No Fly List”, “që i bie se ai është një njeri i rrezikshëm të hypë në aeroplan”.

“Udhëtimet me Albinin kanë qenë të vështira. Sa herë kemi uhdëtu me të, na kanë kontrollu detajisht. Dyshimi i imi me bazë është se Albini është “No Fly List”, që i bie se është njeri i rrezikshëm me hypë në aeroplan”.

“Janë dy kategori, “Lista e Zezë”, që e krijon Departamenti i Thesarit, këta njerëz janë të dëmshëm, zakonisht që janë marrë me drogë, punë të këqija dhe këta hyjnë në “Listë të Zezë”.

“Njerëzit që hynë në “No Fly List”, janë njerëz të rrezikshëm. Unë jam kanë me Albinin, ma kanë ndërru karrigen, e kanë pru një njeri tjetër afër tij, na kanë ndalë dy-tre orë me aeroplan. Ajo tregon se ky është një njeri që Amerika e ka problem me udhëtu”.

“Kjo ka ndodhur më shumë se një herë”, deklaroi Krasniqi.

Ai ndër të tjera tha se, Albin Kurti i ka acaruar raportet me SHBA-të dhe i bën thirrje që kryeministri të tregojë atë çfarë ka ndodhur.