Lajme

Nga MPJD tregojnë arsyet pse Petkoviqit iu mohua hyrja në Kosovë

07/13/2022 20:56
nga:Genita C

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se kërkesa e Petkoviq për të hyrë në Kosovë nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjen që është mes dy vendeve.

Sipas tij, nuk ekziston një besim në agjendat që dërgohen nga ai, pasi në të kaluarën Petkoviq i ka keqpërdorur duke dalë jashtë agjendës.

Ahmeti, ka thënë se kërkesa e drejtorit për të ashtuquajturën Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për t’u lejuar që ta vizitojë Kosovën, nuk është miratuar për shkak të mospërputhjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.

“Së pari kërkesa nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjen që është mes dy vendeve dhe Republika e Kosovës si shtet i pavarur ka të drejtë të ndalojë një hyrje të tillë. Zyrtari serb në Kosovë ka tentuar të hyjë pa leje, sipas marrëveshjes, agjenda duhet të jetë e koordinuar”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

Ndër të tjera, ai ka theksuar gjuhën e tij dhe atë të zyrtarëve serbë si të papërshtatshme.

Ahmeti ka thënë se tashmë, nuk ekziston një besim në agjendat që dërgohen nga zyrtari në fjalë sepse sipas tij, “ne kemi pranuar në të kaluarën, por ai i ka keqpërdorur duke dalë jashtë agjendës”.