Sporti

Nedovic për atmosferën nesër në Prishtinë: Edhe në Podgoricë ishte atmosferë e zjarrtë, sigurisht që do jetë edhe nesër

07/13/2022 20:39
nga:L J

Trajneri i Buducnostit, Aleksandar Nedovic ka folur para ndeshjes së kthimit ndaj Llapit.

Nedovic ka theksuar se nesër në Prishtinë do të luajnë për të konfirmuar se e meritojnë kalimin tutje, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne vijmë në ndeshjen e kthimit me dëshirën për të konfirmuar kalimin në raundin tjetër. Mendoj se luajtëm shumë mirë ndeshjen e parë dhe nuk shoh asnjë arsye pse të mos luajmë në të njëjtën mënyrë ose më mirë nesër. Mendoj se jemi absolutisht të gatshëm për takimin”, tha Nedovic.

Ai poashtu komentoi atmosferën që do të jetë nesër në Prishtinë, pasi priten 11 mijë tifozë.

“Çdo stadium ka atmosferë të nxehtë. Ishte nxehtë për ta në Podgoricë, sigurisht që do të jetë një atmosferë e nxehtë për ne këtu. Ne e njohëm kundërshtarin shumë më mirë. Është më mirë kur luan një ndeshje sesa kur i analizon gjërat me video. Nuk do të ketë të panjohura, mendoj se kemi cilësinë për t’i kërcënuar. Do t’u kërkoj lojtarëve të luajnë lojën tonë, por nuk do të jetë e lehtë. Ne kemi për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate”, beson Nedovic.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin malazez.

/GazetaBlic Sport