Richard Grenell, ish i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë sot se ka dy probleme sa i përket dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan N1.
Sipas Grenellit, një problem është qeveria e kryeministrit Albin Kurti në Prishtinë, ndërsa tjetri është fakti se dialogu udhëhiqet nga evropianët.
Siç raporton Fonet, në një ligjëratë para studentëve në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Grenell ka mohuar zërat se ai paguhet nga autoritetet në Serbi.
“Unë jam një amerikan që e dua këtë rajon dhe dua të ndihmoj”, tha ish-ambasadori amerikan në Berlin.


