Pas publikimit të skandalit të radhës në kudër të drejtësisë në vend, ka reaguar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë ditës në media është raportuar se si Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala i ka dërguar gabimisht tek një prej gazetareve pyetjet që ishte duke ia dërguar një prej bashkëpunëtorëve në kuadër të testimit.
Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit theksuan se se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi,në bazë të kompetencave të cilat i ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.
“Pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.
Lidhur me këtë pak më parë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka kërkuar marrjen e vendimeve lidhur me këtë skandal.


