Lajme

Ministrja Haxhiu kërkon hetime dhe suspendim të kryeprokurorit në Gjakovë

07/13/2022 17:21
nga:Q R

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar suspendimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Ajo ka kërkuar hetime për raportimet se Ramiz Buzhala, ia ka dërguar gabimisht pyetjet një gazetareje, duke pasur plan që ato t’ia dërgojë një kandidati për bashkëpunëtor profesional.

“Lajmi i sotëm që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij”, është shprehur Haxhiu.

“Tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen!”.