Nesër na pret padyshim një nga ndeshjet më interesante të muajve të fundit.
Skuadra e Llapit do të përballet me Buducnostin me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë kualifikues për UEFA Conference League.
Llapi kërkon përmbysjen e rezultatin, pasi takimin e parë e humbi me rezultatin 2:0, andaj interesimi për ta shikuar këtë ballafaqim është shumë i madh dhe pritet të jeni mbi 11 mijë tifozë prezent në kryeqytet.
Megjithatë, GazetaBlic Sport mëson se tifozët kundërshtar ende nuk kanë paraqitur kërkesë zyrtare për të siguruar bileta për duelin e nesërm ndaj Llapit.
Në rrjetet sociale ata duken mjaft aktiv, madje edhe kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë në Prishtinë, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë zyrtarisht akoma.
Nga klubi i Llapit janë të gatshëm dhe normalisht në bazë të rregullave të UEFA’s do t’i dhurojnë biletat kundërshtarëve, por vetëm nëse ata kërkojnë…
/GazetaBlic Sport


