Skuadra e Dritës pas triumfit ndaj Inter Turkut me rezultatin e përgjithshëm 3:1 ka kaluar në raundin e dytë të UEFA Conference League.
Tashmë Drita do të ketë punë të vështirë – pasi do të përballet me ekipin e Antwerpit nga Belgjika, shkruan GazetaBlic Sport.
Dje, klubi belg publikoi njoftimin e duelit me Dritën, por gaboi tek logo e klubit kosovar, duke e bërë atë të kuqe, e në realitet ngjyrat e “Intelektualëve” janë të kaltra.

Nuk vonoi shumë dhe nga klubi i Dritës “reaguan”.
Para pak çastesh, klubi i Dritës publikoi njoftimin për duelin, ku edhe ata në mënyrë ironike ndryshuan ngjyrat e klubit belg.
Logo zyrtare e Antwerpit përmban ngjyra të kuqe, teksa Drita ia ndryshoi në të kaltra.
Siç duket ballafaqimi ka filluar që nga rrjetet sociale…
/GazetaBlic Sport



