Skuadra e Chelseat ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit, Kalidou Koulibaly.
Transferimi është kompletuar për 40 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Koulibaly ka qenë një nga lojtarët kyç të Napolit në vitet e fundit dhe largimi i tij do të lë boshllëk në pjesën e mbrojtjes tek napoletanët.
Napoli po kontrollon dokumentet dhe tashmë transferimi i tij do të përfundojë së shpejti.
Fabrizio Romano raporton se paga e lojtarit do të jetë 10 milionë euro në sezon.
/GazetaBlic Sport


