Ditë më parë reperi shqiptar, Gold Ag takoi mikun e tij, Rexhep Selimin në Hagë.
Sot reperi ka udhëtuar sërish për në Hagë, ku ka takuar ish krerët e luftës të tjerë që po gjykohen atje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një postimi në ‘Instagram’.
Reperi ka njoftuar se ka takuar ish krerin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinajn si dhe ish presidentin, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin.
Gold Ag tha se fjala e tyre pasi u ndanë ishte përshëndetja e tyre për të gjithë popullin shqiptar.
Reperi tha se takimi prej katër orësh ishte si një takim katër minutësh./Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë:
Sot së bashku me vllaun tem @ridvan_tahiri_riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj.Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit.Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.
T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë.Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.
LIRIA KA EMËR ??.



