Skuadra e Ballkanit do të luajë në UEFA Conference League pas eliminimit nga rrethi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Ilir Dajës humbi dje nga Zalgiris me rezultatin 1-0, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Megjithatë rrugëtimi i tyre vazhdon në raundin e dytë kualifikues të Conference League, ku klubi premton se do të përpiqet të marrë rezultate sa më të mira.
Më poshtë keni njoftimin e klubit:
“Te dashur tifoz,
Siç jeni njoftuar rrugetim i FC Ballkani-t në ligën e kampionëve është ndalur në ndeshjen e kthimit në Lithuania, mirëpo nga kjo kampanjë kemi mësuar shumë me ç’rast ju premtojmë se rrugëtimin në Europa Conference League do të përpiqemi të bëjmë sa më dinjtetshëm duke arritur rezultat sa më të mira.
E kuptojme mërzine e secilit qytetar të Kosovës dhe dëshirën e madhe për të ecur përpara, por kjo eshte hera e parë që klubi jonë del në garat Europiane prandaj ndoshta edhe nuk e kemi pas pervojen e duhur për të vazhduar tutje .
Ju falenderojmë për mesazhe të shumta dhe komente inkurajuese. Na priftë e mbara ne Conference League”, njofton FC Ballkani.
/GazetaBlic Sport


