Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjyktën Speciale në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Nicolas Giju ka pasur kritika të ashpra për Prokurorinë e Hagës.
Ai për herë të parë që nga një kohë e gjatë, ka kritikuar publikisht Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Krejt kjo për shkak të vonesave në nxjerrjen e materialeve shfajësuese.
“Iu kuptoj juve, por edhe mbrojtjen, sepse është në interes të tyre që të marrin materialet shfajësuese. Kjo nuk iu pengon që ju t’i nxjerrni këto materiale përpara. A i keni përfunduar detyrat e juaja për materialet shfajësuese? Duhet të bëjmë një dallim: nga njëra anë kemi materiale që juve do t’i merrni pas afatit të qershorit. Nga ana tjetër, kemi materiale që ju keni por që mund të bëhen shfajësues. Pse kontrollimet e tilla nuk mund të bëhen tani. Duhet të nxjerren ato materiale, kaq dhe pikë”, ka thënë gjyqtari Giju.
Arrestohen dy persona në Mitrovicë, për këto vepra penale akuzohen


