Lajme

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, për këto vepra penale akuzohen

07/13/2022 15:16
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi thuhet se në bazë të urdhëresave aktive njësitet policore në  Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar dy persona për të cilët kishte urdhëresa të lëshuara nga Gjykata kompetente.

Sipas urdhëresës  aktive  është arrestuar i dyshuari, N. H., 48 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar  për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor “, i njëjti pas kryerjes se obligimeve ndaj gjykatës  është liruar.

Po ashtu sipas urdhëresës aktive në Mitrovicën e Jugut, është arrestuar i dyshuari, F. A., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar  për veprën penale “Shantazh“, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore  është dërguar në vuajtje të dënimit.

Avokati i Thaçit për Specialen: Po tjerrin kontrollimet e materialeve, s’janë vigjilentë