Lajme

“Ne nuk jemi kriminele”, reagon Adelina Ismajli pasi Gjykata mori vendim që ajo me motrat të shoqërohen me polici për rastin e Enver Sekiraqës

07/13/2022 14:39
nga:G B

Adelina Ismajli ka reaguar pasi sot Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim dhe udhëzoi policinë e Kosovës që motrat Ismajli të shoqërohen me polici për në Gjykatë në rastin e Enver Sekiraqës.

Ismajli në këtë reagim ka thënë se ka 15 vite që vazhdimisht bashkëpunojnë me policinë për këtë rast.

Derisa ajo po ashtu ka shtuar se as ajo dhe as motrat e saj nuk janë kriminele që të shoqërohen me polici për në Gjykatë.

Reagimi i plotë:

Kujtojmë se tash e disa herë ky proces ka dështuar në Gjykatë për shkak të mospjesëmarrjes së tyre në seancat gjyqësore.