Lajme

Kurti që 8 ditë në Greqi, vartësi i tij arsyeton gjithçka

07/13/2022 14:37
nga:G B

Përparim Kryeziu, zëdhënës i  Qeverisë është deklaruar për vizitën e kryeministrit Kurti në Greqi, derisa ka thënë se ai ka shkuar atje me 5 korrik, me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti po merr pjesë në Simpoziumin Symi për të pestën herë dhe sikur çdoherë, edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit.

Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herëve të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori.