Lajme

Tavani i çmimeve për derivate, Shoqata e Naftëtarëve letër Kurtit: Po falimentojmë

07/13/2022 14:11
nga:N M

Një vendim i Qeverisë së Kosovës për caktimin e tavanit për çmimet e karburanteve, ka bërë që shoqata e naftëtarëve të Kosovës, t`i drejtohet me një letër shefit të qeverisë dhe disa ministrave të linjës, raporton Gazeta Blic.

Në letër thuhet se vendimi i qeverisë duhet të kthehet mbrapsht, nën arsyetimin se disa kompani janë pranë falimentimit.

Letra e plotë:

Për: z.Albin Kurti –Kryeminister i Kosovës
z. Besnik Bislimi- Zëvendes Kryminister
z. Rozeta Hajdari- Ministre-Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
z. Hekuran Murati- Minister- Ministria e Financave
Nga: Fadil Berjani- Kryetar i Shoqatës së naftarëve të Kosovës

Lënda: Gjendja alarmante në sektorin e naftës

Të nderuar,
Ju njoftojmë edhe njëherë se Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjellur
kompanitë e vogëla me pakicë buzë falimentimit. Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për liter
nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Pikat me pakice janë furnizuar dje me cmimin 1.71 cent brenda territorit të Rep. së Kosovës, ndërsa
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton cmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat
e vogëla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent.
Andaj, i apelojme Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit,
shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe
Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogëla në këtë kohë krize.

Me respekt,
Fadil Berjani- Kryetar