Ish-zv/ministri i Tregtisë dhe Industrisë në kohën e qeverisë Kurti I, Edison Jakurti, ka shkruar sërish në lidhje me rritjen e çmimeve.
Jakurti ka shkruar në facebook se vlera reale e 100 eurove, sot ka rënë në 81 euro.
“Sipas ASK-së, inflacioni në qershor paska qenë 14.1%. Sa për krahasim: vlera reale e 100 eurove në qershor 2021 ka qenë rreth 92.7 euro, ndërsa në qershor 2022 ka rënë në rreth 81.2 euro. Që të ruhet fuqia blerëse, e rrjedhimisht mirëqenia e qytetarëve, sa më parë duhet vendosur çmime tavan për produktet e shportës bazë të konsumatorit”, ka shkruar Jakurti në Facebook.


