Sporti

Konsiderohet punë e kryer, Charles De Ketelaere pritet të jetë futbollist i Milanit

07/13/2022 13:34
nga:Mergim Rreci

Milani ka ngritur ofertën për të nënshkruar me Charles De Ketelaere dhe sipas raporteve të shumta në Itali, kuqezinjtë po diskutojnë vetëm detajet me Club Brugge.

21-vjeçari është objektivi kryesor i Milanit për të forcuar sulmin e tyre në sezonin 2022-2023. Brugge refuzoi ofertën e tyre fillestare prej 20 milionë euro, por kampionët e Serisë A thuhet se kanë bërë një ofertë të përmirësuar që përputhet me propozimin prej 30 milionë eurosh të Leeds, përcjell GazetaBlic Sport.

Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se të dy klubet tani janë duke diskutuar detajet e marrëveshjes dhe se ai mund të konsiderohet si futbollist i Milanit.