Mijëra turistë janë evakuuar dhe rreth 1500 hektarë tokë janë djegur nga zjarret në pyjet në Francën jugperëndimore, të cilat zjarrfikësit ajrore dhe qindra ekipe të reagimit emergjent po përpiqen t’i vënë nën kontroll sot.
Sipas administratës lokale për departamentin e Gironde, janë mobilizuar katër avionë dhe një numër i madh i zjarrfikësve, ndërsa ndihma po vjen nga repartet fqinje.
Më i madhi nga dy zjarret në departamentin Gironde është në qytetin Landiras, në jug të Bordo, ku rrugët u mbyllën dhe qindra njerëz u evakuuan dhe më shumë se 1000 hektarë tokë u dogjën.


