Agjencia Kosovare e Privatizimit me datë 24 qershor 2022 ka shpallur Shitjen e 56 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim, përmes të cilës ka ofruar për shitje asete të pronave shoqërore që gjinden në
pesë rajonet e Republikës së Kosovës. Lista e aseteve të përfshira përmban lokale afariste dhe shitore në Prizren, Dragash, në Lipjan, Mitrovicë dhe në Gllogoc, pastaj toka disa hektarëshe në komunë të Klinës
dhe Istogut.
Vërejtje: Njësitë në vijim është tërhequr nga Shitja e Aseteve 56:
Njësia nr.16 – NSH Liria – Lokali afarist i përkohshëm në Rr. Remzi Ademaj
Njësia nr.17 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.1 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren
Njësia nr.18 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.2 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren
Njësia nr.19 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.3 në rr.Nexhat Matranci p.n. Prizren
Listën e plotë të aseteve të përfshira në këtë shitje mund t’i gjeni në https://www.pak-ks.org/Likuidimi 56.
Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.56 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 13 korrik 2022,
nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për dorëzimin e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilën njësi. Hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë,
duke filluar nga ora 12:30.
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090
e-mail: [email protected] / [email protected]


