Sporti

Shkupi me përballje të “zjarrtë” në Ligën e Kampionëve, ‘lufton’ ndaj Dinamo Zagreb

07/13/2022 12:20
nga:Mergim Rreci

FC Shkupin e pret një super përballje në raundin tjetër kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Më 19 korrik (e martë), skuadra nga Çairi do të përballet me kampionin kroat Dinamo Zagreb, në sfidën e parë nga dy ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të kompeticionit më të fortë evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Do të jetë rikthimi i trajnerit Goce Sedlloskit në stadiumin “Maksimir”, por edhe një duel i reprezentuesve të Maqedonisë, Arian Ademit dhe Stefan Ristovskit ndaj kampionit të Maqedonisë. Takimi në Zagreb është planifikuar të fillojë në orën 21:00.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut nuk pritet ta ketë aspak të lehtë, me forcën e skuadrës kroate që tashmë dihet se cila është.

Ndeshja kthyese zhvillohet me 27 korrik.

/GazetaBlic Sport/