Filippo Inzaghi rikthehet në krye të stolit pas përfundimit së eksperiencës së fundit me Brescia-n.
Trajneri nënshkroi një marrëveshje 3-vjeçare me Reggina, me lajmin që u bë publik nga klubi përmes një postimi në “Twitter”.
Kështu ish-trajneri i Milan do të rikthehet edhe njëherë tjetër në Seria B, ku në vitin 2020 ai triumfoi në krye të Benevento.
Tani shpresat te Inzaghi i ka klubi i Regginas, që sezonin e fundit e mbylli në vend të 14-të të Seria B.
Filippo #Inzaghi è il nuovo allenatore della #Reggina ?
? Il comunicato: https://t.co/poINm4OZSF pic.twitter.com/sQaCGc4d8a
— Reggina 1914 (@Reggina_1914) July 12, 2022


