Lajme

Përfshihen nga zjarri 60 ari me grurë në Fushë Kosovë

07/13/2022 10:31
nga:Astrit Gashi

60 ari me grurë janë përfshirë nga zjarri në fshatin Bardh i Vogël të Fushë Kosovës.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Fsh. Bardh i Vogël, Fushë Kosovë 11.07.2022 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari të mbjellura me grurë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raport.