Në një kohë kur Juventusi ka refuzuar tashmë një ofertë nga Bayern për shërbimet e Matthijs de Ligt, trajneri Massimiliano Allegri pranoi se qendërmbrojtësi mund të largohet dhe se ata tashmë kanë hulumtuar tregun për të gjetur pasuesin e tij.
“Ne do të jemi të përgatitur ta zëvendësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, nëse ai largohet”, tha trajneri italian, transmeton GazetaBlic Sport.
Juve do të ketë refuzuar ofertën fillestare të Bayernit me vlerë 60 milionë euro, plus 10 milionë bonuse për golat.


