Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka vizituar Fahrije Hotin në Krushë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është frymëzuese të takohet me Fahrijen, derisa ka shtuar se për shkak të saj dhe grave si ajo, Krusha është bërë edhe simbol i rilindjes.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Gjithmonë frymëzuese me e taku Fajrijen.
Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri.
Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha u bë edhe simbol i rilindjes.


