Massimiliano Allegri është pyetur në lidhje me mbrojtësin Matthijs de Ligt.
Italiani ka thënë se klubi është i gatshëm që ta zëvendësojë.
Ai gjithashtu shtoi se lojtari aktualisht është “bardhezi”.
“De Ligt? Skuadra është e gatshme ta zëvendësojë atë, në rast se largohet. Gjithsesi, ai aktualisht është lojtari ynë”, tha ai.
De Ligt është duke u kërkuar me ngulm nga Bayerni dhe lojtari ka rënë dakord me kushtet personale për një kalim te ta.


