Turizem

Pse këto ambiente lojërash për fëmijë janë të rrezikshme?

07/12/2022 21:12
nga:G C

Bazenet me topa, që janë aq të famshëm e aq të dëshirueshëm për fëmijët, janë të mbushura me baktere të cilat shkaktojnë sëmundje, ka zbuluar një studim i ri.

Kërkuesit nga Universiteti i Gjeorgjisë Verore, ka ekzaminuar disa nga këto sheshe lojërash të fëmijëve dhe ka zbuluar mbi 31 lloje bakteresh të cilat shkaktojnë infeksione të fshikëzës urinare deri te kanalet e zemrës.

Po ashtu, është bërë e ditur se këto sheshe lojërash kalojnë ditë e javë pa u pastruar e për këtë arsye mbushen me shumë baktere të cilat janë të rrezikshme për fëmijët dhe bëjnë thirrje që prindërit të kenë kujdes e të mos i ekspozojnë fëmijët karshi kontaminimeve të tilla.

Madje këto puseta me plot ngjyra, janë krahasuar edhe me toaletet të cilat përmbajnë me dhjetëra baktere, shkruan Daily Mail.