Sporti

Nuk ka fitues në kohën e rregulltë mes Ballkanit dhe Zalgiris – ndeshja shkon në vazhdime

07/12/2022 19:59
nga:E K

Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes mes Ballkanit dhe Zalgiris.

Ballkani po e zhvillon ndeshjen kthyese kualifikuese për Champions League ndaj Zalgiris.

Pas 90 minutave lojë rezultati është i barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Takimi ishte kryesisht i dominuar nga vendasit.

Skuadra vendase arriti të krijoi disa raste të mira shënimi, por portieri Stivi Frashëri ishte vendimtar në dy intervenime duke e shpëtuar skuadrën të mos pranoj gol.

Kujtojmë se ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1, kurse tani skuadrat do luajnë në vazhdime.

/GazetaBlic Sport/