Sporti

Përfundon pjesa e parë mes Zalgiris dhe Ballkanit – ky është rezultati

07/12/2022 18:49
nga:E K

Ballkani po e zhvillon ndeshjen kthyese kualifikuese për Champions League ndaj Zalgiris.

Pas 45 minutave lojë rezultati është i barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit.

Skuadra vendase arriti të krijoi disa raste të mira shënimi, por portieri Stivi Frashëri ishte vendimtar në dy intervenime duke e shpëtuar skuadrën të mos pranoj gol.

Kujtojmë se ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1.

/GazetaBlic Sport/