Rodri ka rinovuar kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2027.
Pas rinovimit zyrtar me Manchester Cityn, ai theksoi se transferimi tek “Citizens” ishte zgjedhja më e mirë në karrierën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Transferimi këtu në vitin 2019 ishte vendimi më i mirë që mund të kisha marrë në karrierën time. Më pëlqente çdo sekondë këtu, jam përmirësuar shumë si lojtar dhe dua të falënderoj Pep Guardiolën dhe të gjithë stafin për ndihmën”, tha Rodri.
“City më dha mundësinë për të fituar trofe dhe kjo është arsyeja pse jam i lumtur të qëndroj këtu më gjatë. Pasi të filloni të fitoni, nuk doni të ndaleni”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


