Sulmuesi i Buducnostit, Lazar Mijovic thekson se skuadra e Llapit do të bëjë çmos për ta rikthyer rezultatin të enjten.
Llapi dhe Buducnost takohen me fillim nga ora 20:00 të enjtën, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Conference League. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të Buducnostit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ata do të bëjnë gjithçka për ta kthyer rezultatin. Duhet të hyjmë me kokë të ftohtë, të përshtatem me ritmin”, thotë Lazar Mijovic, shënuesi i golit të parë në ndeshjen e parë.
“Nuk ka mbaruar, por kemi epërsi 2:0. Shpresoj që ta përsërisim rezultatin dhe të kalojmë tutje”, ka thënë Mijovic.
/GazetaBlic Sport


