Presidenti rus Vladimir Putin do të flasë me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij në Teheran javën e ardhshme, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Dje presidentët rus dhe turk kanë biseduar me telefon për situatën në Siri dhe çështjen e furnizimit me drithëra, njoftoi zyra e liderit turk.
“Dje, ne njoftuam kontaktet në nivelin më të lartë midis Putinit dhe Erdogan. Një takim i tillë do të zhvillohet atje,” u tha Peskov gazetarëve, raportoi TASS


