Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka vizituar komunën e Hanit të Elezit, pas dyshimeve për helmim të qytetarëve nga uji në këtë komunë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijes për qytetarët e kësaj Komune.
Postimi i tij i plotë:
Sot kam vizituar Komunën e Hanit të Elezit për të ofruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me dyshimet për helmimin e ujit në këtë Komunë.
Kam theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijes për qytetarët e kësaj Komune.
Gjithashtu, i kam njoftuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esenciale në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pijshëm nga MBP-AME.
Po ashtu, kam vizituar fshatin Gorancë në të cilin po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.



