Lajme

Sot hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

07/12/2022 08:21
nga:G B

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës.

Me këtë rast do të hapet edhe ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”.

Hapja do të bëhet nga ora 17:00, në ish-ndërtesën e paraburgimit në Prishtinë.