Sporti

Mbrojtësi serb i Buducnostit: Do të luajmë ndaj Llapit sikurse rezultati të ishte 0:0

07/11/2022 20:45
nga:L J

Skuadra e Buducnostit do të luajë ndaj Llapit të enjten në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të kualifikimeve për Conference League.

Ndeshja e parë në Podgoricë ka përfunduar me rezultatin 2:0 në favor të ekipit të Malit të Zi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte ndeshja e parë dhe një gol i menjëhershëm në debutim, e cila nuk është tipike për një mbrojtës. Jam shumë i gëzuar për këtë. Megjithatë, më e rëndësishmja është që fituam, sepse të gjithë e dimë që ndeshja e parë konkurruese pas përgatitjeve është gjithmonë e vështirë dhe specifike. Regjistruam triumfin dhe jemi gati të presim ndeshjen e kthimit”, thotë për faqen e klubit malazez, Ignjatovic.

“Kemi një rezultat të mirë pas ndeshjes së parë, por e dimë që asgjë nuk ka përfunduar. Do të luajmë sikur rezultati të ishte 0:0, kështu mendojmë dhe që nga e shtuna po punojmë që të përgatitemi sa më mirë dhe të kthehemi në shtëpi me kalim të garantuar në raundin tjetër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport