Sporti

Milan gjithnjë e më afër De Katelaere, transferimi i tij çështje kohe

07/11/2022 19:14
nga:L J

Nga Belgjika vijnë përditësime mbi negociatat për transferimin e Charles de Ketelaere tek Milan.

Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Milani vazhdon të punojë për të arritur objektivin numër një të këtij sesioni të merkatos. Ky është Charles de Ketelaere, lojtari belg i Club Bruges.

Milani vendosi të vërë bast fuqishëm për De Ketelaere, i cili përfaqëson transferimin ideal për klubin: i ri, i talentuar, jo tepër i shtrenjtë.

Ndërkohë, përditësime të rëndësishme për situatën e CDK-së vijnë nga Belgjika. Siç raportojnë mediat, Milani është serioz dhe ka dërguar një propozim të ri zyrtar.

Klubi rossoner ka dërguar 30 milionë euro dhe kontratë 5 vjeçare për lojtarin me pagë 2 milionë në sezon.

Tashmë pritet që Club Brugge ta pranojë ofertën.

/GazetaBlic Sport