Lajme

Aksident- Vetura bllokohet mes dy kamionëve

07/11/2022 17:46
nga:Q R

Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Durrës-Tiranë.

Siç raporton ABC News, për shkak të manovrimit të gabuar nga shoferi, një makinë ka ngecur mes dy kamionëve të mëdhenj.

Për fat të mirë, drejtuesit e kamionëve kanë manovruar në mënyrë që mos lëndohen pasagjerët që ndodheshin në makinë.