Sporti

Zyrtare: Ozil largohet nga Fenerbahce, në kontakte me skuadrën tjetër turke

07/11/2022 17:33
nga:L J

Fenerbahce ka ndarë rrugët me Mesut Ozil, i cili u përjashtua nga skuadra sezonin e kaluar, me marrëveshje të përbashkët.

Mesut Ozil nuk u fal dhe nuk u përfshi në skuadrën e Jorge Jesus në fazën përgatitore, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti 33-vjeçar është në kontakt me Başakşehir, një nga skuadrat e Superligës.

Mesut u largua nga Arsenali në janar 2021 dhe u transferua te Fenerbahçe.

/GazetaBlic Sport