Mesfushori i njohur kosovar, Kushtrim Gashi është shumë afër kalimit tek FC Prishtina.
Gashi i cili u largua nga Ballkani pas zënkës me Ilir Dajën para ndeshjes së parë me Zalgiris në kualifikimet e Champions League, tashmë është afër të bëhet me ekip të ri.
GazetaBlic Sport ka mësuar se Kushtrim Gashi tashmë është shumë afër të bëhet lojtari më i ri i ekipit kryeqytetas, FC Prishtina.
Kujtojmë se Gashi dhe Ismet Munishi, tani trajner tek “Plisat” ishin bashkë edhe tek FC Ballkani.
E ardhmja e Kushtrim Gashit pritet të bëhet zyrtare pas pak ditësh.
/GazetaBlic Sport/