Lajme

Sulm fizik ndaj ekipit të RTK-së, nga një shitës ambulant

07/11/2022 14:44
nga:G B

Sot në tregun e gjelbër, në Prishtinë, është sulmuar ekipi i Radio Televizionit të Kosovës.

Ekipi i RTK-së, në përbërje të gazetares Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi, derisa po realizionin temën lidhur me shitësit ambulantë, një nga ta ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar realizimin e temës.

Policia është njoftuar, dhe tashmë është në vendngjarje.